Një vizitor special u pa në tribunën për karshi të stadiumit “Elbasan Arena”. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ishte prezent për të ndjekur nga afër përballjen mes Laçit dhe Anderleht, të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, ku skuadra belge triumfoi me rezultatin 0-3.

Në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, Brdariç shfaqet si fotograf, teksa me telefonin në dorë po bënte disa poza nga ndeshja.

Këtë moment, tekniku i Vllaznisë e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Kujtojmë që Vllaznia, i dha fund aventurës Europiane në turin e dytë të Ligës së Konferencës teksa u mposht nga AEL Limasoli në të dyja sfidat me rezultatin 1-0.

Por nderkohe trajneri gjermano- kroat nuk ka preferuar te largohet nga Shqiperia dhe ne pritje te fillimit te stervitjes me ekipin, ka gjetur kohe te studioje nga afer edhe kundershtaret.