Pas tre vitesh “divorci” dhe debatesh ne distance, me ne fund vjen “paqja”. Kryetari i Bashkise Lezhe Pjerin Ndreu ka vendosur te bashkepunoje me presidentin e Beselidhjes Gjok Ndoka, kuptohet per te miren e kesaj skuadre. Qe do te thote se pas tre vitesh pa asnje leke financim per futbollin, per vitin 2023 eshte menduar ndryshe.
Gjithçka ka ndodhur ne nje takim qe eshte zhvilluar gjate ketyre diteve ne ambjentet e stadiumit te Lezhes ku kryebashkiaku ka takuar te gjithe pjestaret e skuadres dhe u ka premtuar atyre mbeshtetje financiare. Mbeshtetje kjo e domosdoshme sepse Beselidhja ndodhet e fundit ne renditje dhe rrezikon seriozisht renien ne kategorine e dyte.
Sa i takon takimit te zhvilluar mes paleve, “Lezha Press” njofton se “në ambientet e Stadiumit “Besëlidhja” eshte zhvilluar një takim i drejtuesve te Bashkise Lezhe me presidencen dhe ekipin e futbollit lezhjane. Arsyeja eshte projekti me vlere 300 mije euro per mbeshtetjen e sportit qe do te financohet nga kjo bashki nepermjet projektit Reload qe ka vendosur qe pjesen me te madhe te grantit ta kaloje per futbollin dhe konkretisht Beselidhjen.
Takimi eshte kryesuar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu i cili zhvilloi nje bisede mbi mbeshtetjen e klubin e futbollit me presidentin Xhulio Ndoka, trajnerin korçar Nikolin Çoçlli, stafin dhe lojtarët e ekipit. Gjate ketij takimi eshte diskutuar për gjendjen aktuale dhe objektivat e ekipit për fazat e tjera.
Ndreu ka thene ne takim se mbështetja financiare e Bashkisë nuk do te mungoje dhe kjo do te rrise cilesine e futbollit lezhjan, dhe patjetër që do të ketë pritshmëri nga ekipi Besëlidhja në vazhdim.
Në të gjithë këtë rrugë, Bashkia e Lezhes premton se do të jetë një mbështetje dhe bashkudhetare në ecurinë e ekipit, per nje projekt serioz qe synon superligen!Aktualisht Beselidhja ndodhet ne vendin e fundit ne kategorine e pare dhe mbijetesa eshte objektivi kryesor i presidences lezhjane te Beselidhjes”.
Ajo qe nuk kuptohet eshte pse ky rikthim i Bashkise dhe i kryetarit te saj Pjerin Ndreu ne keto momente tek Beselidhja sepse ne keto tre vite ajo eshte transformuar shume, kuptohet per keq, aq sa rrezikon seriozisht renien nga kategoria. Megjithate me mire vone se kurre dhe te shpresojme qe ky premtim te mos jete thjesht per fushate elektorale./SHKODRA-SPORT.COM/