Vedat Muriqi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Fenerbahçes dhe palët kanë arritur akordin mes tyre për transferimin e sulmuesit shqiptar.
Ashtu siç Rizespori kishte bërë me dije, klubet e kishin arritur akordin më herët ndërkohë që gjithçka i ishte lënë në dorë Muriqit për të diskutuar me skuadrën e re.
Mesa duket, Muriqi është bindur nga propozimi dhe kontrata që Fenerbahçe i ka ofruar sulmuesi të Përfaqësues së Kosovës.
Nëpërmjet një videoja në faqen zyrtare të klubit, Fenerbahçe ka njoftuar se Muriqi është transferuar te skuadra e tyre, ndërkohë që bëhet edhe një përmbledhje e statistikave të Muriqit me fanellën e Rizesporit.
Në fakt, pak ditë më parë, Muriqi ishte pranë Galatasarait, por bisedimet u bllokuan dhe sulmuesi shqiptar njoftoi se do të respektonte kontratën deri në fund, duke dhënë sinjale se do të largohet me parametra zero. /VipSport/