Odirah Ntephe është larguar nga skuadra e Bylisit. Është vetë sulmuesi i mallakastriotëve që përmes një postimi në faqen zyrtare falënderon ballshiotët për mundësinë e dhënë.
Në këtë sezon pjesë e Kategorisë së Parë, 28-vjeçari ka zgjedhur t’i japë fund aventurës me Bylisin. “Faleminderit FK Bylis”, shkruan ai në Instagramin e tij duke treguar në këtë mënyrë fundin e bashkëpunimit.
Nigeriani ishte pjesë e Bylisit prej 6 vitesh, teksa në elitë ishte ndër më të mirët në organikën mallakastriote. Sipas Transfermarkt vlera e tij vijon të jetë 150 mijë euro.
Bylis eshte ne rrugen e duhur te rikthimit ne Superiore dhe kuptohet qe edhe me largimin e ketij lojtari nuk do ta vere ne dyshim arritjen e objektivit sepse ka nje kontigjent te bollshem lojtaresh.