Mbyllet pjesa e pare e ndeshjes miqesore Teuta-Vllaznia, qe po luhet ne stadiumin “Niko Dovana” te qytetit te Durresit.
Ky 45-minutesh ka perfunduar me rezultatin 1-0 ne favor te Teutes, me golin e shenuar nga Peposhi ne minuten e 41-te.

Nje pjese e pare jo shume e mire per kuqeblute te cilet megjithate kane patur nje shans shume te mire per te kaluar ne avantazh ne minuten e 30-te me ane te Balajt, i cili mori nje asist te shkelqyer nga Mala, por perballe portierit Dema nuk ka arritur dot te shenoje.

Ate qe se beri sulmuesi shkodran, e ka bere Peposhi per durrsaket qe perfitoi nga nje hezitim i mbrojtjes se Vllaznise dhe e kaloi Teuten ne avantazh.

LIVE TEUTA-VLLAZNIA 1-0
’41 Peposhi

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta
Dema,Kruja,Qaqi,Jazxhi,Kotobelli,Beqja,Peposhi,Gjumsi,L.Vila,Fili,Daci
Trajner:Diego Longo


Vllaznia

Mehidri,Smajli,Juriç,Ceshmedjev,Mala,Boshnjaku,Sala,Krymi,Dodev,Gruda,Balaj
Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë
Florjan Lata,Heraj Lisaku,Mateo Syziu