Para pak ditësh, “Transfermarkt” ka publikuar vlerat e reja të skuadrave dhe futbollistëve në merkato. Vllaznia ka pësuar rënie dhe është skuadra e katërt më e shtrenjtë në kampionatin tonë. Kuqeblutë vlejnë plot 3.78 milionë euro në merkato, duke pasur një diferencë të madhe me tre ekipet e para. Partizani vlen plot 6.23 milionë euro, Egnatia 5.2 milionë euro dhe Tirana 5.03-milionë.

Sa u përket futbollistëve më të shtrenjtë, teksa janë katër futbollistë me të njëjtën vlerë- 250 mijë euro. Bëhet fjalv për Ardit Krymin, Lorik Boshnjakun, Esat Malën dhe Rejan Alivodën.

Janë disa futbollistë qe kane patur një rritje dhe ketu perfshihet Milos Stojanoviç, i cili sot kushton 200 mijë euro, duke u rritur 50 mijë euro në këtë përditësim. Rritje ka pasur edhe Geralb Smajli, që vlen 200 mijë euro dhe Kristi Qarri, 175-mijë euro.

Po ashtu edhe portieri tjeter Jurgen Mehidri qe tashme vlen 100 mije euro, Glejdan Pusi po ashtu 100 mije euro, Antonio Delaj qe vlen 50 mije euro apo dhe Elidon Dulaj 25 mije euro./SHKODRA-SPORT.COM/