Te henen me ndeshjen Skenderbeu- Vllaznia do te mbyllet edhe faza e trete e “Abissnet Superiore” dhe si rrjedhoje ky takim pritet me shume interes ne te dy kampet per vete pretendimet qe ato kane. Korçaret duan te jene ne katershe dhe perpos kesaj t’i shkaktojne shkodraneve humbjen e pare pas 12 javesh.
Por nga ana tjeter, edhe futbollistet kuqeblu duan ta ruajne serine e rezultateve pozitive dhe njekohesisht edhe te forcojne me shume pozitat e tyre ne vendin e dyte te renditjes. Kuptohet qe ata e kane te qarte se i pret nje sfide shume e forte, ndaj nje skuadre si Skenderbeu qe luan futboll te shpejte dhe te bukur.
Por nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e stafit teknik kane menduar nje zgjidhje ndryshe per pergatitjet e kesaj ndeshje. Ata kane kerkuar qe ta spostojne skuadren nga Shkodra, duke udhetuar qe neser drejt juglindjes se vendit, per te qendruar atje jo nje, por dy nete.
Nje kerkese e tille eshte miratuar edhe nga presidenti Xhaferi qe vazhdon t’ua plotesoje te gjitha kerkesat stafit teknik. Tashme mbetet vetem per t’u percaktuar nese ekipi i Vllaznise do te akomodohet ne Pogradec apo ne Korçe. Ajo qe eshte e sigurte ka te beje me faktin qe pas stervitjes se neserme, autobuzi i ekipit bashke me futbollistet dhe stafin teknik ne bord do te marre rrugen drejt juglindjes.
Objekti i Vllaznise eshte i qarte, per te mos u kthyer pa pike nga Korça dhe per kete arsye, skuadra po mundohet ta pergatise ne menyren me te mire te mundshme sfiden e se henes me Skenderbeun./www.shkodrasport.com/