Humbja me përmbysje e Partizanit ditën e sotme ndaj Vllaznisë, ka zhgënjyer tej mase tifozët e kuq, si dhe ish-futbollistët e Partizanit. Per me teper qe ata nuk kane pare ne fushe ate skuader qe deshiron, por nje 11-she qe ka zhgenjyer me paraqitjet e tij.

Sipas Skerdi Bejzades, fajtori kryesor i disfatës së sotme tek skuadra kryeqytetase ishte trajneri Kolela. Nëpërmjet një komenti në statusin e Edmond Dostit, Bejzade shkroi se italiani gaboi me zëvendësimin e Telushit dhe mbrojtësit të majtë, Buxhelaj, teksa rezultati ishte 1-0.

Sipas ish-sulmuesit, Kolela duhet të ndërronte Hotin që gaboi shumë për sa i përket pasave në mesfushë. Por jo vetem ate sepse duhet thene qe loja e te kuqve sidomos ne pjesen e pare ka lene shume per te deshiruar.

“Isha në stadium, ndeshjen ia humbi trajneri Partizanit. Nuk kishte pse ta ndërronte Telushin dhe mbrojtësin e majtë pas 1 -0. Kurse ai Hoti, nga 15 topa që kapi, i humbi të 15. Nuk e di si e mbante në fushë akoma”, ka shkruar Skerdi Bejzade në komentin e tij.