Pak dite me pare, sulmuesi shkodran Bekim Balaj zyrtarizoi largimin nga skuadra turke e Ankara dhe si rrjedhoje, tashme eshte nje futbollist pa kontrate dhe i lire per te negociuar me çdo ekip tjeter.

Ne fakt, nje lajm i tille qe Balaj eshte futbollist i lire, sigurisht qe ka zgjuar interesin e tifozeve kuqeblu, te cilet ashtu si edhe ne shume raste te tjera kur futbollistet shkodrane kane qene pa kontrate, i kane “lidhur” me Vllaznine, duke hamendesuar nje rikthim aty.

Megjithate, çfare do te ndodhe kete here? Ne fakt, ne Shkoder dhe jo vetem eshte folur diten e sotme per mundesine e rikthimit te tij tek kuqeblute.

Keshtu, burime prane futbollistit shkodran, por edhe prane klubit te Vllaznise bejne te ditur dhe e pranojne ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” se ka pasur kontakte dhe bisedime konkrete mes paleve. Deri me tani, eshte zhvilluar edhe nje takim koke me koke mes Alban Xhaferit dhe Bekim Balajt, por do te kete edhe nje tjeter perfundimtar diten e neserme qe ndoshta mund te vendose gjithçka.

Realisht, nga sa mesohet nga “Shkodra Sport”, Balaj ne Shqiperi ka vetem Vllaznine si prioritet per te luajtur, por ai ende nuk ka vendosur asgje perfundimtare, ngaqe synon pistat jashte vendit.

Kjo do te thote se pavaresisht zerave qe e veshin Balajn me fanellen kuqeblu, deri me tani nuk asgje perfundimtare dhe te vendosur per te ardhmen e sulmuesit shkodran. Megjithate se çfare do te ndodhe ne vijim, kjo mbetet per t’u pare, por e verteta eshte se Bekim Balaj eshte me afer Vllaznise se sa larg, te pakten deri me tani.
Maringlen ZHIVANI