Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy takime miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë gjatë këtij muaji. Siç është bërë me dije edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të luajnë dy miqësoret në datat 18 dhe 20 janar.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Turke e Futbollit kanë gjetur dakordësinë që të dy këto takime të luhen në Shqipëri, ku sfida e parë do të luhet në Tiranë, më 18 janar, në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në ora 17:00, ndërsa takimi i dytë mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” më 20 janar në ora 15:00.

Sakaq, Ervin Bulku shpalli ditën e sotme edhe listën me 25 futbollistët e thirrur për të përfaqësuar Shqipërinë në këto dy sfida miqësore, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë aktivë dhe të ftuar edhe më parë nga ekipi kombëtar. 12 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, duke u aktivizuar me ekipe si Vfb Stuttgart, Sampdoria, Perugia, Sudtirol, Brescia etj.

Pikerisht nga Brescia vjen ne kete grumbullim futbollisti lezhjan Denis Prendi. Gazeta “Shkodra Sport” e paralajmeroi nje gje te tille para pak ditesh dhe kjo u zyrtarizua sot. Prendi ne muajin nentor ku u pat grumbulluar me kombetaren e Italise dhe luajti me te. Por insistimi i Federates Shqiptare te Futbollit kohet e fundit ka bere qe lojtari dhe familja e tij te ndryshojne mendje.

Ata kane pranuar ftesen per te veshur fanellen kuqezi dhe tashme ky eshte nje realitet. Nderkohe me kombetaren shqiptare per keto dy ndeshje jane thirrur edhe dy futbollistet e Akademise Vllaznia, Egert Selmani dhe Xhoel Hajdari./SHKODRA-SPORT.COM/