Fitorja e sotme ne shifrat 2-1 ndaj Partizanit jo vetem ka sherbyer per te marre tre piket por ka patur shume me vlere se kaq. Keto tre pike e kane rifutur Vllaznine serish ne rrugen e pretendimeve te saj per titullin kampion.

Nje sukses me permbysjes qe ka entuziasmuar edhe me shume pjestaret e skuadres shkodrane dhe te mos harrojme se gjithçka ndodhi ne 10 minutat e fundit te ndeshjes. Meriten fillimisht per kete permbysje e ka patur mesfushori Fjoart Jonuzi qe shenoi golin e barazimit ne minuten e 76-te.

Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, numri 8 i kuqebluve u shpreh: “Sigurisht qe jam i lumtur mbi te gjitha per fitoren tone sepse ishte nje ndeshje shume delikate dhe keto tre pike do te na ndihmojne shume per vazhdimesine.

Kuptohet qe jam i lumtur edhe per golin e shenuar i cili e futi serish ne loje Vllaznine. Une vertete shenoj pak gola por qe po rezultojne te rendesishem dhe shpresoj qe ne te ardhmen te shenoj edhe me shume gola te tille.

Mendoj se kjo fitore do te na jape edhe me shume moral per te ardhmen sepse do te jemi ne gare per te qene ne mes ekipeve me te mir te kampionatit dhe sot e treguam kete gje sepse mundem ekipin kryesues brenda ne fushen e tij”./SHKODRA-SPORT.COM/