Vllaznia ka marre pasditen e sotme nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e luajtur ne kryeqytet ndaj Partizanit, te cilin e mundi me permbysje fale golave te shenuar ne 13 minutat e fundit fillimisht nga Jonuzi dhe me pas nga Çoba.
Nje fitore qe ka entuziasmuar se tepermi te gjithe tifozet shkodrane dhe veçanerisht ata qe kane qene te pranishem ne stadiumin “Partizani”, ne mes te te cileve edhe tifozin e njohur Gezim Çoçja.
“U them bravo djemve, luajtën me mund dhe me djersë deri në momentin e fundit. Nje fitore qe na kenaqi shume edhe ne si tifoze. Kam 50 vite që e ndjek Vllazninë. Do të jem pas saj gjithë jetën time.
Kjo fitore është një dhuratë edhe për Mondin. Ai ka munguar sot ne stadium sepse iku shpejt nga ne, por ne mendjen dhe zemrat tona do te jete gjithnje. Kjo fitore sigurisht qe shkon edhe per te.
Fitorja është edhe më e bukur kur ‘hakmerresh’. Është pak herët të flas, por shpresat i kemi. Këto tre pikë na japin zemër për të vazhduar më tej. Do t’u thoja tifozëve të kishin më besim te skuadra. Ata po punojnë”.
Te plote prononcimin e Gezim Çoçjes mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: