Ledio Pano ka qenë shpesh një kritik i ashpër ndaj trajnerit të Partizanit, Xhovani Kolela, të cilin e ka akuzuar vazhdimisht se nuk ka kthyer të kuqtë në nivelet e kërkuara, edhe pse ata janë kryesues në Superiore. Ish-futbollist ka qenë dukshëm i pakënaqur sot pas sfidës së humbur ndaj Vllaznisë teksa ka thumbuar Kolelën me pyetjen rreth katërkëndorit,

Titullar ishte kthyer përsëri Rexhepi, ndonwse Alban Hoxha bëri njw paraqitje të mirë në derbi, ndaj Pano kërkonte të dinte pse ish-kapiteni nuk ishte përsëri mes shtyllave.

“Rexhepi është titullari, Alban Hoxha është portieri i dytë. Nuk mendoj se sot ishte përgjegjësi e Rexhepit humbja. Ashtu si nuk e mendoj se Alban Hoxha është protagonisti absolut i fitores në derbi, bëri një ndeshje të mirë”, ishte përgjigja në “Oversport” e Kolelës që solli reagimin e Panos.

“Është e turpshme kjo sjellje ndaj Alban Hoxhës, ky portier ka shumë vite aty te Partizani që është protagonist. Për shkak të eksperiencës që ka duhet titullar”, shpërtheu ai në kritikën ndaj trajnerit të Partizanit.

“Ky është opinioni juaj. Unë i pranoj të gjitha opinionet, por në fund jam unë që vendos”, ishte përgjigja e radhës e Kolelës në fjalët e tij.