Kategoria Superiore do të zhvillojë një ndeshje ditën e sotme të javës së 5-të të edicionit të ri futbollistik 2022/2023.

Në orën 17:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të luhet sfida Vllaznia-Kastrioti.

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat për këtë duel të sotëm në Kategorinë Superiore.

Arbitër kryesor do të jetë Emanuela Rusta, e mbështetur nga asistentët Dojando Myftari dhe Emigers Ganxhi.

Arbitër i katërt pritet të jetë Kreshnik Bajramaj.

Në VAR do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, ndërsa në AVAR do të jetë Astrit Mahmuti.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Emanuela Rusta (Elbasan)

Asistent i parë – Dojando Myftari (Tiranë)

Asistent i dytë – Emigers Ganxhi (Elbasan)

Arbitër i katërt – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

VAR – Enea Jorgji (Elbasan)

AVAR – Astrit Mahmuti (Tiranë)