Vllaznia do te luaje sot ne oren 17:45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Kastriotit ne kuadrin e javes se 5-te te “Abissnet Superiore”, nje ndeshje te cilen i duhet ta fitoje me çdo kusht per te lene pas pasojat e humbjes qe i shkaktoi javen e kaluar disfata ne Rrogozhine.

Por nderkohe per kete ndeshje trajneri Josa do te kete tre mungesa shume te rendesishme duke filluar nga ajo e Latifit, Boshnjakut dhe e Bulatoviç. Nese per te parin dhe te tregin zgjidhjet deri diku kane qene te ditura, ka patur nje dileme se si do te kompesohej mungesa e Boshnjakut.

“Shkodra Sport” meson se stafi teknik ka vendosur t’i besoje vendin e titullarit nga minuta e pare 19 vjeçarit Rejan Alivoda. Ai po shfaq personalitet ne fushe sa here qe i jepet mundesia dhe po ashtu edhe ne seancat stervitore ka treguar se mund te luaje pa asnje problem si titullar.

Per kete arsye, trajneri ka vendosur qe sot ketij djaloshi qe mendohet te jete e ardhmja e mesfushes kuqeblu. Sebashku me Jonuzin e Heriç, ai do te kete detyre sot te thyeje aksionet e kundershtarit dhe te ndihmoje skuadren ne fazen ofensive.

Vllaznise i duhet me çdo kusht fitorja ne kete takim dhe Alivoda bashke me pjesen tjeter te lojtareve qe do te jene ne fushen e lojes, sigurisht qe do te japin me te miren e tyre qe skuadra te marre fitoren e trete ne kete kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/