Tek Vllaznia atmosfera duket se eshte shume pozitive dhe kete e tregon me se miri edhe fakti qe te gjithe i sheh te buzeqeshur ne stervitje.
Mjaftojne dy fotot e postuara sot ne rrjetet sociale nga futbollistet, per ta vertetuar kete gje. Duket se ne seancen e pasdites ka patur disa minuta edhe nje loje me grupe te vogla brenda- perbrenda skuadres dhe ne fund ka patur nje fitues.
Ai eshte pikerisht ekipi i perbere nga Krymi, Adili, Marku, Isufi, Dunga dhe Mandiangu. Ata duken shume te lumtur per kete sukses dhe madje atyre u eshte bashkuar ne nje foto tjeter edhe vete trajneri Brdariç.
Ne Shkoder kane shume besim per ndryshime te situates ne sezonin e ri dhe ardhjet e nje numri te madh lojtaresh kane rritur opimizmin megjithate duhet pritur nisja e ndeshjeve zyrtare per ta konfirmuar kete gje.
www.shkodrasport.com