Kamza Stadium mirëpret të dielën në orën 13.45 sfidën e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit mes Teutës dhe Skënderbeut.

Newsport.al ka mësuar se kush do vendosë drejtësi në këtë 90 minutësh. FSHF ka vlerësuar maksimalisht këtë takim, duke caktuar Enea Jorgjin si arbitër kryesor. Jorgji do ketë edhe mbështetjen e Astrit Mahmutit dhe Marjus Qoses.

Në dhomën e VAR-it do jetëKreshnik Cjapi, ndërsa si assistent qëndron Mario Shazivari. Teuta ka grumbulluar deri më tani 12 pikë dhe është në vendin e pestë të rënditjes. Në sfidën e fundit, durrsakët u mundën 2-0 nga Laçi.

Korçarët e drejtuar nga Memelli janë në vendin e parafundit dhe deri tani kanë vetëm 6 pikë të grumbulluara. Teuta-Skënderbeu është i vetmi takim i elitës që mbahet nesër.

Arbitrat:

Enea Jorgji – Arbitër kryesor

Asistentë – Astrit Mahmuti, Marjus Qose

VAR – Kreshnik Cjapi, AVAR Mario Shazivari