Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVlerësohet 500 mijë euro, mësoni lojtarin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore

Vlerësohet 500 mijë euro, mësoni lojtarin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore

Kirian Nuabueze është futbollisti më me vlerë i Superiores.

Sulmuesi i Laçit vlerësohet 500 mijë euro nga “Transfermarkt”, duke e ngjitur sulmuesin mes më të mirëve të Shqipërisë.

Në vendin e dytë, 19- vjeçari Ernest Muçi, i cili vlerësohet 475 mijë euro. Në të njëjtin pozicion edhe Ibraimi i Kukësit, ndërsa 50 mijë euro më pak Kordeiro i Partizanit. Në 12 vendet e para dominojnë lojtarët e Laçit, Tiranës dhe Kukësit.

Bardheblutë kanë 5 lojtarë, ndërsa verilindorët dhe kurbinasit nga tre futbollistë secili klub.

Në vendin e parë pas shumë vitesh si skuadra më me vlerë ngjitet Tirana, me vlerën e përgjithshme të lojtarëve 5.33 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments