Pas një ndërprerje nga data 23 dhjetor e vitit të kaluar, këtë fundjavë skuadrat e Abissnet Superiore u rikthyen në fushë. Një nga sfidat që spikaste më shumë ishte ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë në Air Albania, e përfunduar në shifrat 0-0.

Megjithatë, vetëm rezultati ishte i barabartë pasi në fushë shkodranët u shfaqën superior dhe këtë e faktojnë edhe statistikat. Të besuarit e trajnerit Thomas Brdaric zotëruan topin në masën 57%, ndërsa gjetën kuadratin në tre raste.

Nga ana tjetër, bardheblutë ishin pa shënjestër dhe nuk e vendosën për asnjë moment në provë portierin Zogovic. Sakaq, edhe në pjesën e dueleve të zhvilluara në fushë, kuqeblutë dolën fitimtarë në 147 raste nga 112 të Tiranës.

Vllaznia eshte shume me mire edhe sa i takon gjuajtjeve ne porte, por edhe ne çdo aspekt tjeter, megjithate keto shifra nuk mjaftuan qe ajo ta fitonte kete ndeshje.