Pas Lorik Boshnjakut e Dajan Shehit, Vllaznia pritet te zyrtarizoje diten e neserme blerjen e saj te trete ne kete merkato vere. Behet fjale per sulmuesin nga Tuzi i Malit te Zi, Kristijan Vulaj.

Lojtari ka qene shume prane firmes me Egnatian por gjerat kane marre rrjedhe tjeter. Ne kete aspekt mesohet se kane ndikuar edhe familjaret e futbollistit qe i kane sugjeruar firmen me Vllaznine, mbi te gjitha per emrin e saj te madh.

Ne kete kontekst, “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e Vllaznise kane mbyllur marreveshjen me menaxherin e futbollistit dhe neser ne dreke ai pritet te mberrije ne Shkoder per te hedhur firmen ne kontrate dhe per t’u prezantuar nga ana e kuqebluve.

Vulaj ka qene pjese e Deçiqit te Tuzit nderkohe qe tashme nuk ka pranuar te rinovoje duke kerkuar me ngulm te largohet nga kampionati malazez dhe destinacioni i tij i rradhes duket se do te jete Vllaznia.

Gjithçka mesohet se eshte e mbyllur, pavaresisht se nuk mund te thuhet kjo gje derisa te prezantohet nga ana e vete klubit. Vulaj do te ishte nje perforcim shume i rendesishem per kuqeblute ne manovren sulmuese duke njohur edhe aftesite e tij./SHKODRA-SPORT.COM/