Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, 10 milionë lekë shpërblim për fitoren ndaj Tiranës

Vllaznia, 10 milionë lekë shpërblim për fitoren ndaj Tiranës

Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia, Bordi drejtues dhe administratori Kalamishi kanë vendosur një shpërblim prej 10 milionë lekësh për ekipin e Vllaznisë në rast se ai arrin të fitojë ditën e dielë ndaj Tiranës. Kjo shumë është vënë me qëllim për të motivuar edhe më shumë futbollistët kuqeblu për arritjen e këtij rezultati. Por jo vetëm kaq. Ata do të shpërblehen edhe në rast se marrin barazim. Për këtë rezultat është vendosur shpërblimi prej 5 milionë lekësh. Kuptohet që rëndësia e ndeshjes është e madhe për vetë problematikën që kanë patur ballafaqimet në mes këtyre dy skuadrave në gjithë historinë e futbollit shqiptar por veçanërisht pas incdenteve të ndodhura në takimin e fazës së parë në Shkodër.

Megjithatë për të arritur deri tek fitorja nuk do jetë e lehtë për Vllazninë. Ajo ka disa mungesa në formacion dhe përveç lojtarëve të dëmtuar prej javësh, do t’i mungojnë edhe Shtubina e Sykaj për arsye kartonash. Megjithatë kjo nuk do t’i pengojë futbollistët që do luajnë për të dhënë më të mirën në fushë dhe për të kërkuar një rezultat pozitiv, kjo edhe për të marrë shpërblimin e premtuar nga drejtuesit.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments