
Kaq futbollistë ka aktivizuar Vllaznia në fazën e parë të kampionatit. Aq sa lejohen të jenë në fushën e lojës dhe në pankinë në një ndeshje. Minutazhi I mëposhtëm sigurisht që tregon edhe kontributin e gjithësecilit në këtë pjesë të parë të sezonit. Vetë minutat e paraqitura në tabelën e mëposhtme, I tregojnë më së miri disa nga “skarcot” e merkatos. Por ka edhe të tjerë që kanë luajtur shumë por që kanë gabuar jo pak. Mbi të gjithë sa I takon minutave të luajtura është Dritan Smajli. Ai I ka luajtur të 13 ndeshjet e kësaj faze me nga 90 minuta të plota. Mbrojtësi I djathtë vazhdon të jetë pikë referimi tek Vllaznia për të pestin sezon me rradhë. Madje, në këtë kampionat ai është shfaqur edhe si golashënues, teksa ka shënuar plot 4 herë, po aq sa edhe Dragoi duke qenë në këtë mënyrë dy golashënuesit më të mirë të skuadrës në këtë fazë të kampionatit. Pas tij vjen portieri Vujadinoviç që ka luajtur edhe ai të gjitha ndeshjet e plota me përjashtim të 5 minutave në ndeshjen e fundit me Kastriotin kur u ndëshkua me karton të kuq. Të plota I ka luajtur ndeshjet edhe Tefik Osmani I cili nuk I ka minutat e plota ngaqë në ndeshjen e javës së tretë, atë me Luftëtarin, pati kërkuar zëvendësim në minutën e 73-të, pasi nuk u pat lejuar të gjuante një 11-metërsh në këtë ndeshje. Pas tij, vjen kapiteni Beqiri që ka munguar vetëm në ndeshjen e fundit për arsye kartonash. Rradha e futbollistëve sipas aktivizimit vazhdon me Arsen Hajdarin që ka luajtur në të 13 ndeshje ndonëse jo me minutazh të plotë. Pas tij, vjen Belisha, një futbollist që nuk ishte menduar ndoshta titular nga ana e trajnerit Duro në fillim të sezonit por ai arriti të kapë vendin në 11-she duke qenë një pikë e rëndësishme e skuadrës. Duke vijuar më poshtë, vjen malazezi Deliç edhe ai jo me kondicionin e duhur fizik dhe prandaj nuk I ka luajtur ndeshjet të plota. Pas tij është Dragoi që ka kaluar edhe një dëmtim megjithatë mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në këtë fazë të parë. Një tjetër surprizë është emri I Seminës. Edhe ky lojtar nuk ishte menduar të ishte titullar, por e zuri me meritë atë. Në 11-she zë një vend edhe Tafili, një lojtar ky që erdhi nga merkatoja për të qenë plotësues por tregoi formë të mirë në ndeshjet që luajti. Nga ana tjetër, për të mësuar në lidhje me lojtarët që janë aktivizuar më pak, nuk është e lehtë të shohësh se disa nga këto emra jo më kot janë konsideruar edhe dështime të merkatos, duke filluar nga Rexha, Begaj, Hysa e Nallbani. 18 futbollistët e aktivizuar në këtë fazë të parë të kampionatit, nuk I kanë shërbyer Vllaznisë për të zënë një vend ndër të parët e renditjes. Përkundrazi, shumë prej tyre kanë zhgënjyer me paraqitjet që kanë bërë dhe jo më kot, mendohet të largohen në erkaton e janarit.
Gjergj KOLA
Lista e lojtarëve sipas minutazhit që kanë luajtur:
1.Dritan Smajli 1170’
2.Miroslav Vujadinoviç 1165’
3.Tefik Osmani 1153’
4.Elvin Beqiri 1080’
5.Arsen Hajdari 997’
6.Amarildo Belisha 995’
7.Ivan Deliç 917’
8.Kristian Dragoi 806’
9.Klodian Semina 783’
10.Kastriot Rexha 684’
11.Alsid Tafili 581’
12.Ndriçim Shtubina 548’
13.Halim Begaj 523’
14.Vilfor Hysa 491’
15.Ilir Nallbani 471’
16.Bekim Dema 346’
17.Ervis Kraja 146’
18.Jurgen Gjini 10’