Portierja amerikane Megan Lee MC Clure nuk eshte e vetmja lojtare qe do t’i bashkohet Vllaznise se femrave ne aventuren e saj ne Europe fillimisht e me pas ne sezonin e ri te futbollit shqiptar.
Burime prane saj bejne te ditur se me ekipin shkodran eshte bashkuar edhe lojtarja e kombetares se Malit te Zi Maja Saranoviç. Ajo ende nuk i ka mbushur 23 vjeçe dhe luan ne rolin e mbrojteses se qendres.
Por me interesant eshte fakti qe Saranoviç deri para ditesh ka qene pjese e skuadres kampione te Malit te Zi, Breznica. Kjo e fundit ka rene ne grup me Vllaznine dhe kampionen sllovake Spartak Myjava.
Ekziston mundesia qe ne rast fitoreje te Breznices ndaj Spartak Myjava, kampionia malazeze te ndeshet ne ndeshjen percaktuese per kalimin e turit ndaj Vllaznise dhe Saranoviç do te ishte ne fushe kunder ish- skuadres se tij.
Ajo ne kete menyre eshte “asi nen menge” i Vllaznise per kete perballje sepse i ka hequr kundershtarit nje nga lojtaret me te mira dhe e gjithe kjo behet me qellimin e vetem per te fituar dhe per t’u kualifikuar per ne 32 skuadrat me te mira te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/