Vllaznia po kalon një formë mjaft të mirë në javët e fundit. Shkodranët kanë marrë 4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa takimin e radhës e luajnë ndaj Dinamos, të premten në transfertë.

Për këtë sfidë, trajneri Brdaric do ta ketë të gjithë grupin e plot, ndërsa është në “hall” për zgjedhjet pasi ka shumë opsione në dispozicion.

Reparti i mbrojtjes dhe mesfusha janë të kompletuar edhe me rikthimet e Gurishtës dhe Krymit, ndërsa në sulm janë 7 lojtarë që luajnë për 3 ose 4 vende titullari.

Da Silva, Latifi, Ardit Hoxhaj dhe Aralica duket se janë të preferuarit e stafit teknik duke parë që kanë luajtur titullar në ndeshjet e fundit, por në garë për të luajtur nga minuta e parë janë edhe, Gjurgjevic, Çoba dhe Kaina që presin nga momenti në moment të zbresin në fushë.

Trajneri Bdraric ka zgjedhje luksi si pak skuadra të tjera në Superligë dhe pikerisht per kete arsye, ai asnjehere nuk eshte ankuar per mungesat qe mund te kete patur ne ndeshje te veçanta.