Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 17-të të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave.

Në Shkodër janë ndeshur me njëra- tjetrën Vllaznia dhe Skënderbeu. Padyshim që vajzat shkodrane e kanë dominuar lojën dhe në fund kanë fituar me rezultatin e thellë 8-0.

Gjashtë prej tetë golave të shënuar në këtë takim mbajnë “firmën” e sulmueses Megi Doçi ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Muja dhe Blinishta.

Në këtë mënyrë, tre javë para fundit, ekipi shkodran tashmë edhe matematikisht kampion i Shqipërisë, vazhdon të thyejë rekord pas rekordi.

Ka fituar të 17 ndeshjet e luajtura dhe ajo çka është më interesantja, golaverazhi i Vllaznisë është fantastik: 108-1.
© shkodrasport.com