Serisë A sezonin e ardhshëm i shtohet një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për lojtarin me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe Sergio Kalajn, i cili luan në radhët e Frosinones. Ekipi i drejtuar nga Fabio Groso ka siguruar dje matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Frosinone mposhti Rexhinën me rezultatin 3-1, duke shkuar në kuotën e 71 pikëve. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i Serisë B, ekipi verdheblu gjendet 10 pikë larg vendit të tretë, duke qenë zyrtarisht të kualifikuar për në Serinë A.

23 vjeçari Sergio Kalaj e ka ndjekur nga stoli përballjen e djeshme, ndërsa në këtë vit kalendarik numëron 6 ndeshje me fanellë titullari për Frosinonen duke dhene edhe ai kontributin e tij ne kete sukses.

Kujtojme qe Kalaj eshte formuar si futbollist tek Akademia e Lazios, me pas eshte huazuar ne disa skuadra, ndersa tashme me Frosinonen gjen suksesin duke u rikthyer ne Seria A. Ky padyshim qe eshte nje sukses per lojtarin e kombetares shqiptare.

Pak kohe me pare, trajneri Alban Bushi i kombetares U21 fliste me superlativa per kete lojtar duke thene se do te jete pas Gjimshitit dhe Kumbulles./SHKODRA-SPORT.COM/