Për Xhemi Karrager nuk ka asnjë dyshim: çdo skuadër mes Interit dhe Milanit, që arrin në finalen e Ligës së Kampioneve do të ishte e dënuar në rast të përballjes me Mançester Sitin.

“Italianët nuk do të kishin asnjë shans në një finale të mundshme”, shpjegoi ish-qendërmbrojtësi i Liverpulit për “The Overlap”.

“Unë absolutisht nuk mendoj se Siti do të kishte ndonjë problem kundër njërës prej dy skuadrave milaneze. Gjithçka varet nga ndeshjet kundër Real Madridit.

Mendoj se Sitit ka një ekip më të mirë, por ne e dimë se çfarë përbën Reali në këtë kompeticion”, përfundoi ish-mbrojtësi, që 16 vjet më parë i përmbysi pikërisht Milanit një finale Champions-i.