Futbollistët e vegjël të Akademisë “Djelmnia Shkodrane” janë duke u paraqitur mirë në turneun ndërkombëtar të Ohrit ku janë duke marrë pjesë. Siç kemi bërë të ditur edhe më përpara, nga Shkodra kanë udhëtuar tre ekipe, ato të grupmoshave U9, U11 dhe U13 të kësaj Akademie.

Dhe ndër to, figurën më të mirë është duke e bërë ekipi U11 i “Djelmnia Shkodrane” me trajner Fatmir Markun. Në mes 24 ekipeve pjesmarrëse të kësaj grupmoshe, të cilat janë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, ai ka arritur të marrë disa fitore njëra pas tjetrës dhe si rrjedhojë ka siguruar daljen në finale.
Kuptohet që edhe në finale, futbollistët e vegjël shkodranë do të bëjnë maksimumin e tyre për të fituar dhe për të merituar kupën e vënë nga organizatorët. Ky ekip ka bërë një performancë shumë të mirë, duke fituar edhe duatrokitjet e të pranishmëve, por edhe duke marrë vlerësime pozitive nga specialistët për nivelin e lojës që ka shfaqur në fushë.
Përbërja e ekipit “Djelmnia Shkodrane| U11 që po merr pjesë në këtë turne është kjo:
Ajan Çanga (2015), Sejdi Bregu (2015), Lionel Staka (2015), Leart Vukaj (2015), Andrea Lucaj (2015), Klesio Steri (2015), Leonardo Bregu (2016), Daris Kraja (2015), Rain Bakri (2015), Samuel Doçaj (2016), Aron Guraj (2016), Noel Vekshari (2016) dhe Cristjano Palna (2017).


