HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia afron një tjetër portier. Gafa i kushton Sherrit, vjen një maqedonas...

Vllaznia afron një tjetër portier. Gafa i kushton Sherrit, vjen një maqedonas te shkodranët

Pavarësisht se merka toja është zyrtarisht e mbyllur, drejtuesit e Vllaznisë vijojnë punën për të përforcuar skuadrën. Ka mjaftuar një gabim i Sherrit dhe numri një i pankinës shkodrane, Mirsad Jonuz, ka kërkuar një përforcim për portën.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se është afruar një portier me përvojë si Andreja Efremov, i cili sëfundmi ka luajtur me Sileksin në Maqedoni.

PORTIERI – Lojtari i datëlindjes 2 shtator 1992 (27 vjeç) është aktivizuar me disa skuadra. Gjashtë vitet e para të karrierës së tij i ka kaluar me ekipin e Metalurgut të Shkupit dhe më pas është aktivizuar me Rabotniçkin, Renovën, ku madje ka shënuar edhe një gol e po ashtu edhe me portugezët e Famalikaos.

Dy sezone më parë, portieri është aktivizuar edhe me bullgarët e Lokomotiva Sofia, ku ka luajtur në 18 takime. Sa i përket ecurisë me ekipet përfaqësuese, ai është aktivizuar me kombëtaret U-19 dhe U-21 e është aktivizuar në një takim të vetëm edhe me ekipin kombëtar të Maqedonisë.

REGJISTRIMI – Portieri 191 centimetra i gjatë do të federohet si pjesë e ekipit të Vllaznisë B. Ai madje duhet që të zhvillojë një takim në Kategorinë e Dytë me këtë skuadër dhe më pas të kalojë dhe të aktivizohet tek ekipi i parë. Ai është pjesë e listës së federimeve të ekipit të dytë të Vllaznisë.

Mesa duket, tani konkurrenca do të jetë e madhe edhe për portën. Një gabim i Sherrit në ndeshjen e fundit me Tiranën, duket se i kushtoi jo pak atij, por ishte e pakuptimtë sesi tekniku Jonuz nuk besoi te Laço apo Qarri, të cilët që prej periudhës së verës, po presin shansin që të marrin një vend në formacion si titullarë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments