Pas 14 ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, Vllaznia provoi shijen e humbjes pikërisht në Laç, ku u mposht me rezultatin minimal 1-0, në një sfidë që prodhoi jo pak polemika në lidhje me arbitrimin e Eldorian Hamitit.

Siç konfirmohet edhe nga shifrat e emisionit “Analizë Superiore” në SuperSport, shkodranët kanë zhvilluar një ndeshje në kufijtë e perfektes dhe më shumë sesa vendimet e arbitrit, kanë humbur për shkak të formës fantastike të portierit Mario Dajsinani.

Gardiani 23-vjeçar ka bërë padyshim një nga ndeshjet më të mira në karrierë, pasi nuk ka lejuar t’i shkojë topi në rrjetë, në asnjë prej 7 goditjeve në portë që bënë futbollistët e Vllaznisë, teksa 4 prej pritjeve janë klasifikuar si tejet të vështira dhe vendimtare.

Ne fakt per te disaten jave rradhazi, portieret kundershtare te Vllaznise rezultojne me te miret ne fushe dhe keshtu ka ndodhur edhe me pare me Simonin e Dinamos, Bekajn e Tiranes, Pujen e Egnatias dhe ndonje tjeter.