Vllaznia dhe Kastrioti do të luajnë ditën e sotme mes tyre një ndeshje miqësore në “Loro Boriçi” ora 14:00. Kjo sfidë do iu shërbejë Mirel Josës dhe Ardian Memës për të parë gjendjen e lojtarëve përpara nisjes së pjesës së dytë të sezonit.
Përballja me krutanën është një test për të gjithë lojtarët kuqeblu, të cilët kanë pasur pak minuta në dispozicion dhe sot kanë mundësinë të tregojnë vetëm dhe të bindin teknikun Josa se duhet t’iu japë një shans edhe në “Abissnet Superiore”.
Sa i takon markatos në dalje, duket se drejtuesit nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për prishjen e kontratës me Aralicën dhe Heriç, me lojtarët që tashmë do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanelën e shkodranëve.
Ata do të mundohen të bindin tekniun për t’iu besuar minuta në ndeshjet e mbetura dhe kete do ta bejne duke filluar nga miqesorja e sotme ndaj ekipit te Kastriotit ku pritet te aktivizohen.