Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLVllaznia arrin fitoren e gjashtë rradhazi. Mund Studentin 80-56

Vllaznia arrin fitoren e gjashtë rradhazi. Mund Studentin 80-56

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë vazhdon serinë e fitoreve të tij. Ai ka mundur sot pasditen, në kuadrin e javës së gjashtë të kampionatit, ekipin e Studentit me rezultatin 80-56. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është dominuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët shkodranë. Ata kanë fituar periodën e parë në shifrat 23-12 dhe epërsia ka ardhur duke u thelluar teksa kanë fituar edhe tre të tjerat me rradhë, në shifrat 17-13, 21-19 dhe 19-12. Me rezultatin e përgjithshëm 80-56. Epërsia prej 24 pikësh mbase do të kishte qenë edhe më e madhe por trajneri Bledar Gjeçaj ka vendosur t’u japë mundësinë të gjithë sportistëve për të luajtur. Me fitoren e sotme, Vllaznia siguron fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje të luajtura duke qenë ndër ekipet kryesuese të kampionatit. Megjithatë, vështirësia më e madhe tashmë nis për këtë ekip sepse do nisin ballafaqimet me skuadrat rivale siç janë Tirana, Kamza Basket dhe Apolonia.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments