Saturday, March 28, 2026
FAQJA E PARE KATEGORIA E TRETEVllaznia 'B' barazon 1-1 në transfertë ndaj Dinamo 'B'. Titulli kampion tashmë...

Vllaznia ‘B’ barazon 1-1 në transfertë ndaj Dinamo ‘B’. Titulli kampion tashmë thjesht çështje kohe për kuqeblutë

Vllaznia “B” ka barazuar sot në Tiranë ndaj rivales së saj kryesore- Dinamo “B” dhe me këtë rezultat tashmë ajo duket se është e sigurtë drejt arritjes së objektivit, shpalljes kampion në kategorinë e tretë.

Ndeshja në mes dy skuadrave pretendente të kësaj kategorie është luajtur pasditen e sotme në Arbanë të Tiranës dhe është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, rezultat ky që favorizon kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi.

Ata kanë kaluar të parët në avantazh me anë të futbollistit Enes Papaj dhe me këtë gol është mbyllur pjesa e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë, Diane ka barazuar për vendasit por më pas nuk do të kishte asgjë tjetër dhe si rrjedhojë dy ekipet kanë ndarë nga një pikë.

Me këtë rezultat favorizohet Vllaznia “B” e cila tashmë e sheh veten shumë pranë sigurimit të titullit kampion dhe ngjitjes një kategori më lart. Kjo duket çështje e mbyllur dhe thjesht duhet pritur vetëm java e fundit e kampionatit, për ta zyrtarizuar atë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments