Ishte përfolur për një shkrirje të mundshme të Vllaznisë B, por së fundmi është trajneri i kësaj skuadre, Ervis Kraja që ka mohuar gjithçka.

Tekniku i njohur, në një intervistë për Star Plus ka deklaruar se nuk ka dijeni në lidhje me këtë çështje, pasi nuk i është komunikuar një vendim i tillë nga zyrtarët e klubit.

Gjithashtu ai ka theksuar se drejtuesit duhet të shlyejnë të gjithë lojtarët nga ana ekonomike.

Kujtojmë që Kraja mori drejtimin e Vllaznisë A në dy ndeshjet e fundit, por që nuk arriti të mbijetonte në Superiore.