Vllaznia eshte mundur me rezultatin 1-2 nga Beselidhja ne miqesoren e luajtur mesditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”. Te tre golat e ketij takimi jane shenuar qe ne pjesen e pare nderkohe qe ne te dyten pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka patur te tjere.

Duhet thene se ekipi shkodran ka luajtur ne kete takim me formacionin e tij te dyte, madje edhe me disa lojtare te marre nga ekipi U21 apo dhe ekipi U19, nderkohe qe ne pjesen e dyte aktivizoi edhe 8 lojtare te tjere.

Ndersa Beselidhja e nisi takimin me formacionin e saj me te mire ndersa ne 45 minutat e dyta trajneri Smajli aktivizoi edhe disa lojtare te rinj.

Rezultati i ndeshjes eshte zhbllokuar ne minuten e 14-te pas nje goditje te sakte me koke te kapitenit te lezhjaneve Dibra brenda zone dhe topi perfundoi ne rrjete. Nderkohe ne minuten e 31-te ka qene sulmuesi Bruno Gomes qe me nje goditje shume te bukur arriti te barazonte shifrat.

Megjithate ky rezultat nuk do te zgjaste shume sepse pak minuta me vone, David Marku me nje gjuajtje shume te bukur nga jashte zone do ta dergonte topin ne trekendeshin e portes shkodrane. Perfundimisht 2-1 per Beselidhjen qe e fiton kete miqesore./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA- BESËLIDHJA 1-2

Golat: Bruno Gomes ’31/ Dibra ’14, D.Marku ’37

VLLAZNIA: Mehidi, Brahimi, Hajdari, Beci, Selmani, Dulaj, Shimaj, Zaganjori, Dodaj, Halili, Bruno Gomes. Trajner Qatip Osmani. U aktivizuan edhe Smajli, Hakaj, Rroku, Kapllanaj, Shekaj, Maliqi, Muhaj e

BESELIDHJA: Hoxha, Ruqi, Gjikolaj, Dibra, Vukaj, D. Marku, Bruka, Bardulla, Musaraj, Elbasani, Danaj. Trajner Dritan Smajli. U aktivizuan edhe Jaku, Pergjoni etj.