Vllaznia dhe Beselidhja jane ndare ne barazim kete here ne miqesoren e dyte brenda 9 ditesh luajtur me njera- tjetren. Kete here ne “Reshit Rusi”, ato kane fiksuar shifrat 2-2 ne fund te 90 minutave te drejtuara nga arbitri Bekris Dragusha dhe ndihmesit e tij Saimir Hyseni dhe Arlind Kastrati.

Te paret kane kaluar ne avantazh lezhjanet qe ne minuten e 4-te me ane te Bardulles i cili gjuajti sakte brenda zones duke e derguar topin ne rrjete. Nderkohe ne minuten e 31-te ka arritur te barazoje braziliani Bruno Gomes pas nje pasi te sakte te Dulajt dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-1.

Ne te dyten, ka qene serish braziliani Bruno Gomez i cili ne minuten e 60-te ka shfrytezuar nje mosmarreveshje te mbrojtesve lezhjane me portierin Maleci duke dyfishuar shifrat. Tre minuta me vone, Ruqi do te pengohej ne menyre te parregullt brenda zones dhe arbitri akordoi 11-metersh.

Nga pika e bardhe, Bruka ka gabuar duke e derguar topin mbi traverse. Megjithate ne minuten e 76-te do te ishte Napolon Marku qe do te shenonte nje gol shume te bukur duke barazuar shifrat dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll ne shifrat e barabarta 2-2./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA- BESELIDHJA 2-2

Bruno Gomez 31′, 60’/ Bardulla 4′, N. Marku 76′

VLLAZNIA: Mehidri, Brahimi, Hakaj, Juriç, Selmani, Sala, Dulaj, Zaganjori, Ara, Xhe. Kapllanaj, Bruno Gomes. Trajner Qatip Osmani. U aktivizuan edhe Lekaj, Rroku, Xhu. Kapllanaj, Shimaj, Hajdari, Shpuza, e Halili.

BEELIDHJA: Gjoka, Ruqi, Gjikolaj, Dibra, Vukaj, D. Marku, Bruka, Bardulla, Musaraj, Pergjoni, Danaj. Trajner Dritan Smajlaj. U aktivizuan edhe Marleci, Alcani, N. Marku.