Vllaznia ben detyren, fiton dhe kualifikohet per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise. Ndonese ajo ka luajtur sot me formacionin e saj te dyte, ka arritur te munde 2-0 Burrelin dhe ne kete menyre duke i shtuar edhe fitoren 1-0 ne ndeshjen e pare, e sheh veten ne turin tjeter, aty ku do te ndeshet me Flamurtarin.
Takimi ka nisur me nje minute heshtje te mbajtur ne nderim te ish- arbitrit elbasanas Myrteza Allkja qe eshte ndare nga jeta nje dite me pare.
Vllaznia luajti me formacionin e saj te dyte ne kete takim por duhet thene se edhe Burreli ka mungesa ne formacionin e tij ne kete ndeshje teksa nuk i ka kushtuar rendesine e duhur nisur edhe nga fakti qe e ka humbur ndeshjen e pare 0-1 ne fushen e vet.
Ne minuten e 9-te eshte nje mundesi shume e mire per shenim e vendasve. Wenderson ka pasur sakte ne zone tek Pusi qe ne fakt vonon ne gjuajtje duke humbur nje mundesi shume te mire. Nderkohe ne minutat ne vijim edhe Zogaj ka patur nje mundesi te arte per te shenuar edhe ai por ka gabuar ne finalizim.
Golat do te vinin pas minutes se 20-te. Fillimisht ka qene braziliani Wenderson ai qe ka shenuar ne minuten e 22-te pas nje aksioni shume te bukur. Pas kombinimit me Pusin, ai ka shmangur nje mbrojtes matjan dhe perballe portierit Koca nuk gabon.Ne minuten e 24-te Wenderson pason sakte tek Emerson qe nuk gabon dhe per rrjedhoje e dergon edhe ai topin ne rrjete.
Edhe pjesa e dyte nis mire per Vllaznine. Ne minuten e 54-te ka qene nje kombinim i brazilianeve dhe ne fund Wenderson gjuan por topi kete here ndalet nga shtylla e djathte pingule e portes se Burrelit.
Me pas eshte Walusimbi qe gjuan fort tokazi dhe topi kalon ngjitur me shtyllen nderkohe qe ne minuten e 67-te ka qene Pusi qe ka nje tjeter mundesi te arte per te trefishuar shifrat por serish nuk gabon. Ne te 69-ten eshte Emerson qe provon por topi kalon mbi traverse.
Vllaznia- Burreli 2-0
Shenues: Wenderson ’22, Emerson ’24
Vllaznia: Laço (Qarri ’53), Ruqi, Lekaj, Ristevski, Walusimbi, Repaj, Bardulla, Emerson, Zogaj, Wenderson, Pusi. Tr: M. Jonuz
Burreli: Koca, Beci, De Carvalho, Gjoka, Agami, Hoxha, Mallunxa, Melani, Memoci, Murja, Stana. Tr: G. Stojku