HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia "bën detyrën". Fiton 4-0 me Kastriotin dhe kualifikohet

Vllaznia “bën detyrën”. Fiton 4-0 me Kastriotin dhe kualifikohet

Kuqeblutë kanë bërë atë që duhej, kanë fituar ndaj Kastriotit dhe janë kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në “Reshit Rusi”, ata kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Kastriotit, duke sfumuar kësisoj rezultatin e barabartë 0-0 të arritur në ndeshjen e parë në Krujë.

Vllaznia ka arritur të shënojë nga dy gola për secilën pjesë loje. Në të parën ka qenë Tafili që ka shënuar një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone, pikërisht në ’11 ndërsa në minutën e 28-të ka qenë sulmuesi Ribaj që ka shënuar brenda zone. Në të dytën ndërkohë, goli i tretë ka ardhur nga mbrojtësi Borshi i cili nuk është marrë vesh me portierin Spahija duke shënuar autogol ndërsa për ta mbyllur ndeshjen ka menduar Vucaj që ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 77-të. Vllaznia ka luajtur në këtë ndeshje me këtë formacion: Sherri, Gocaj (Mehmedaj), Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi (Hasani), Tafili, Vucaj, Kruja (Çinari), Kalaja dhe Ribaj.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments