E ka nisur në mënyrën e duhur karrierën me ekipin e tij, atë gjerman “Bisons Buhl” volejbollisti shkodran Anton Qafarena. Në një turne të zhvilluar nga ky ekip gjatë këtyre ditëve në Kalabri të Italisë, ai ka arritur të zërë vendin e parë. “Vend i parë në një turne në Itali, një nisje e mbarë e sezonit”- shkruan në faqen e tij në instagram shkodrani.

Këto ndeshje i kanë shërbyer po ashtu për t’u ambjentuar sa më mirë me pjesën tjetër të skuadrës në mënyrë që kur të fillojë kampionati në Gjermani, të jetë i ingranuar më së miri me të dhe të japë kontributin e tij maksimaj. Kujtojmë se Qafarena kaloi këtë verë nga Vllaznia tek ky ekip që merr pjesë në kategorinë më të lartë të volejbollit gjerman.

© shkodrasport.com