Vetëm një dilemë ka pasur trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, para ndeshjes së sotme me Vllazninë, që luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo dilemë lidhet me qendrën e mesfushës.

Mes Nimagës dhe Muzakës, ai ka zgjedhur afrikanin në formacion, ndoshta për faktin që i duhen më shumë centimetra në fushë, por edhe se kryeqytetasi vjen nga një dëmtim dhe ndoshta nuk është në 100%.

Pjesa tjetër e formacionit është ajo e zakonshmja, me Shehin në portë, Vangjelin, Radasin, Jashanicën dhe Micin në mbrojtje, Osmanin dhe Lilajn në mesfushë, dhe në sulm treshen Gavazaj-Xhejms-Soue. /Vipsport/