Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia bën goditjen e parë në merkato. Firmos me rumunin Dan Gelu...

Vllaznia bën goditjen e parë në merkato. Firmos me rumunin Dan Gelu Ignat

Mbrojtësi rumun Dan Ignat është zyrtarisht pjesë e klubit Vllaznisë për sezonin e ri. 32 vjeçari mësohet të ketë firmosur mbrëmjen e sotme kontratën që do ta mbajë të lidhur me kuqeblutë për sezonin 2018-19.

Lojtari 32 vjeçar që së fundi kishte luajtur në Jordani, ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për kushtet e kontratës dhe më pas ka hedhur firmë.

Ndërkohë është bërë edhe rregjistrimi i tij para se të mbyllej merkatoja e të huajve. Në këtë mynyrë, Vllaznia bën realitet blerjen e saj të parë në merkaton e verës.

Me marrjen e Ignat trajneri Lika tashmë ka më shumë siguri për qendrën e mbrojtjes, pozicion ky që kishte shfaqur probleme kohët e fundit.

Në këtë mënyrë, blerja e parë e shkodranëve tashmë është realitet. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë lojtarët e tjerë që do të firmosin pas Ignat.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments