Ka dy-tre vite që kërkohet por riveshja e tij kuqeblu nuk është bërë e mundur. Me shumë mundësi do të ndodhë këtë sezon dhe shenjat e para për këtë janë dhënë.

E kemi fjalën për basketbollistin shkodran Robert Shestani i cili pasditen e sotme është parë në stërvitje me ekipin e Vllaznisë.

Vetë presidenti Xhaferi ka bërë të ditur se ky lojtar apo dhe shkodranë të tjerë që kanë luajtur me ekipet e tjera, janë të mirëpritur dhe me to po bisedohet për t’i bashkuar përsëri me Vllazninë.

Shestani e ka mbyllur sezonin e fundit me Teutën duke u shpallur nënkampion i vendit, por në Shkodër në fakt ka kohë që e presin sepse kanë nevojë për të. Me shumë të ngjarë, ai do të jetë blerja e parë e kuqebluve dhe përderisa lojtari sot ka nisur stërvitjen me ekipin, duket se bisedimet janë në rrugën e duhur.
© shkodrasport.com