Vllaznia e basketbollit nis nga levizjet. Mbremjen e sotme shoqata e basketbollit shkodran ka njoftuar blerjen e pare te bere per sezonin e ri. Behet fjale per Nick Evans, nje basketbollist qe luan ne pozicionin 5 dhe eshte 2.10 m i gjate.

Ne kete menyre gjerat tek kuqeblute kane filluar te levizin. Sipas njoftimit te bere nga shoqata, pritet qe ne vijim te kete edhe afrime te tjera cilesore, per te plotesuar ne kete menyre edhe kerkesat e stafit teknik.

“Gjigandi Nick Evans 2.10 m i gjatë do të jetë lojtari më i ri i Vllaznisë. Sezonin e fundit ka luajtur me ekipin e Moncton në Kanada dhe është i huaji i parë që nënshkruan për kuqeblutë e koshit. Ai luan në pozicionin 5.

Presidenti Alban Xhaferi me nënshkrimin e kontratës me Nick Evans ka plotësuar dëshirat e stafit kuqeblu, duke realizuar një nga afrimet më cilësore në arritjen e objektivave në kampionat dhe në Balkan League” thuhet ne njoftimin e shoqates se basketbollit Vllaznia ne lidhje me blerjen e sotme.

Ne ditet ne vijim me shume mundesi do te kete afrime te tjera lojtaresh cilesore. Vllaznia pretendon edhe pjesmarrjen ne Ligen Ballkanike dhe padyshim qe kjo kerkon lojtare cilesore.