Deri para pak kohesh, ishte “ne krye te vendit”. Por javet e fundit, siç ndodh gjithmone ne rastet e mungeses se rezultateve pozitive, ne adrese te tij ka filluar te kete edhe fjale kunder.
Trajneri Thomas Brdariç natyrisht qe ka marre edhe kritika per gjendjen e skuadres ne keto ndeshjet e fundit, por ndoshta harrojne se nese Vllaznia eshte ketu ku eshte, merita kryesore eshte edhe e tij.
Menyra si e ndertoi kete ekip pa yje ne rradhet e tij, puna e bere me lojtaret dhe harmonia qe krijoi ne mes tyre, dhane efektin e vet dhe Vllaznia kryesoi me merite renditjen nga java e 1-re deri tek e 22-ta.
Per te gjitha keto arsye, Brdariç nuk e meriton “te hidhet poshte kaq shpejt”. Si karakter gjerman qe eshte, nuk ka nder mend te dorezohet kollaj ne arritjen e objektivave te skuadres.
Per kete arsye, duke nisur nga takimi i se henes ndaj Kukesit, pritet qe ne fushe te shohim Vllaznine e vertete, ate qe beri gjithe Shqiperine te fliste per te./SHKODRA-SPORT.COM/