Vllaznia ka hyrë që tani në merkato dhe ka piketuar disa futbollistë, të cilët do të tentojë t’i bindë për t’i afruar në janar. Një nga repartet ku kërkohen më së shumti përforcime është sulmi.
Në janar do të tentohet minimalisht një sulmues dhe emri më i përfolur është Erald Çinari. Sulmuesi shkodran është ndarë me Samsunsporin në Turqi, që nuk e ka federuar fare në këtë sezon në kampionat, teksa poashtu palët janë në gjyq në lidhje me pagat.
Çinari është kontaktuar nga Vllaznia, që i ka bërë edhe një ofertë dhe i ka treguar rreth projektit të së ardhmes me të. Nga ana tjetër, kontakt me shkodranin ka pasur edhe Partizani dhe Vllaznia, dy emra tundues gjithashtu.
Kjo ia komplikon jo pak situatën Vllaznisë, që akoma nuk ka marrë një përgjigje nga Çinari. Megjithatë, ndoshta me fillimin e merkatos së janarit, mbetet për t’u parë edhe e ardhmja e sulmuesit shkodran, Erald Çinari.
Maringlen ZHIVANI