HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia 'blindon' Mevlan Adili. Rinovon edhe për dy vite të tjera me...

Vllaznia ‘blindon’ Mevlan Adili. Rinovon edhe për dy vite të tjera me të

Vllaznia duket e vendosur per te nderuar nje ekip cilesor dhe madje jo vetem per kete sezon por edhe per ate qe vjen me pas. Per kete arsye, drejtuesit e saj jane duke menduar qe “te blindojne” disa prej lojtareve qe konsiderohen pikat kyçe te ekipit.

Njeri prej tyre eshte mbrojtesi Mevlan Adili. Lojtari ndonese kishte edhe 6 muaj kontrate ne Shkoder, mesohet se ka rinovuar edhe per sezonet e ardhshme.

Ka qene vete klubi shkodran qe e ka bere te ditur nje gje te tille permes faqes zyrtare ku shkruan:

“MEVLAN ADILI RINOVON EDHE PËR DY VITET E ARDHSHME ME VLLAZNINË

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të ndërtuar një skuadër cilësore janë përqendruar jo vetëm tek gjetja e lojtarëve të tjerë brenda dhe jashtë vendit, por prioritet i tyre është edhe rinovimi me futbollistëve aktualë të cilët konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.

Në këtë aspekt, ndonëse kishte edhe 6 muaj kontratë, mbrojtësi Mevlan Adili ka firmosur edhe për dy vite të tjera me Vllazninë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments