Fundjavën që shkoi kanë nisur disa prej kampionateve të Ligës Amatore për Zonën e Shkodrës dhe që në javën e parë ka patur rezultate interesante. Kanë startuar kampionatet e grupmoshave U9, U11 dhe U17 ndërkohë që këtë javë do të nisin edhe kampionatet e moshave U13 dhe U15.

Sipas shefit të Zyrës Rajonale të FSHF-së Hysen Zmijani, interesimi për këto kampionate është i madh dhe këtë e tregon numri i fëmijëve gjithnjë e në rritje të cilët merren me futboll. Në sezonin 2020-2021 janë rregjistruar mbi 1 mijë fëmijë dhe ky padyshim që është një numër i konsiderueshëm.

Më poshtë keni mundësi të ndiqni të gjithë rezultatet e javës së parë:

KAMPIONATI U9

“Djelmnia shkodrane”- Labeat 3-4

The Door- Bashkimi 3-0

Shpresa- Murlani 5-0

Atletik- Vllaznia 1-1

KAMPIONATI U11

Grupi A

“Djelmnia shkodrane”- Shpresa 2-2

Basania- Atletik A. 7-0

Don Bosko- The Door 1-6

Scutari- AAS 3-4

Arra e Madhe- Labeat 5-2

Grupi B

Murlani- Atletik B. 4-2

Ada- Shkodra 1-0

Bashkimi- Shpresa B. 2-2

Veleçiku- Vllaznimi 5-2

KAMPIONATI U17

Shkodra- Basania 2-2

Bashkimi- Murlani 0-10

/SHKODRA-SPORT.COM/