Ismael Dunga i mungon Vllaznisë prej më shumë se një muaji dhe kjo natyrisht ka cunguar zgjedhjet e trajnerit Tomas Brdariç në repartin e sulmit. Keniani u rikthye në vendin e tij për të plotësuar dokumentacionin, pasi i skadonte pasaporta.
Burime në klub treguan për gazetën se gjasat më të mëdha janë që Dunga të jetë në Shkodër javën e ardhshme. Deri më datë 8 janar ai pret të marrë pasaportën e më pas të udhëtojë drejt Shqipërisë.
Ndërkohë, së fundmi klubi ka bllokuar largimin e mundshëm të qendërmbrojtësit Dajan Shehi sepse e konsideron pjese te rendesishme te tij.
Ky i fundit, edhe pse është aktivizuar si titullar në vetëm dy takime në këto 12 javë kampionat, konsiderohet element shumë i rëndësishëm nga trajneri Brdariç. Shtatlarti ka qenë titullar i padiskutueshëm vitin e kaluar.