Vllaznia do ta nisë vitin 2022 me një supersfidë ndaj Tiranës në transfertë. Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet ditën e shtunë në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania” dhe pritet të jetë një ndeshje tepër e luftuar pasi të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht 3 pikët.

Vllaznia ka “braktisur” Shkodrën dhe ditën e sotme do të spostohen në Durrës për të përgatitur sa më mirë këtë takim.

Trajneri Brdaric ka kërkuar një terren sa më të mirë për lojtarët dhe drejtuesit e klubit nuk janë kursyer për t’i plotësuar dëshirën, ndërsa kjo lëvizje i shërben skuadrës edhe për të larguar presionin që ka në qytet.

3 ditë para supersfidës ndaj Tiranësë, te Vllaznia janë 4 lojtarë që kanë probleme fizike dhe shqetësojnë jo pak trajnerin Brdaric.

Aralica, Gjurgjevic, Hakaj dhe Jonuzi kanë pasur probleme fizike dhe shëndetësore gjatë këtyre ditëve dhe drejtuesit e skuadrës shpresojnë që deri ditën e shtunë të 4 futbollistët të jenë gati në mënyrë që skuadra të jetë e plot për këtë ndeshje të rëndësishme./newsport/