Vllaznia dhe Buduçosti I Podgorices do te zhvillojne nje tjeter ndeshje miqësore. Ajo do luhet pikërisht të enjten në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Duket se ka qenë fitorja e shkodranëve në Podgoricë javën e kaluar, ajo që ka ngacmuar malazezët për të kërkuar këtë miqësore të tretë. Siç kemi bërë të ditur më parë, në mes dy ekipeve janë zhvilluar edhe dy miqësore të tjera. E para u pat zhvilluar në Shkodër dhe Buduçnosti e fitoi atë me rezultatin 3-0 . Në të dytën të zhvilluar javën e kaluar në Podgoricvë, kuqeblutë luajtën më mirë dhe fituan me rezultatin 3-1 duke dominuar ndaj kundërshtarit në të gjitha drejtimet. Pikërisht kjo lojë e shkëlqyer e shkodranëve dhe fitorja e tyre, ka bërë që drejtuesit e klubit malazez të kërkojnë revanshin për një tjetër miqësore pasi nuk mund të pranonin humbjen. Miqësorja e nesërme pritet me interes edhe në kampin shkodran sepse do jetë një test për skuadrën në pragndeshjen me Tiranën. Kjo konsiderohet shumë e rëndësishme për fatet e kampionatit shqiptar sepse skuadrat janë pretendente në garën për titullin kampion dhe Vllaznia sigurisht që do të kërkojë fitoren për të ruajtur vendin e parë në renditje. Për ta mbështetur skuadrën, drejt Tiranës të shtunën do të udhëtojë edhe grupimi I tifozëve “Vllaznit Ultras”, që do jetë një shtysë më tepër për arritjen e fitores.        
© shkodrasport.com